Fundjava në Velipojë – Qytetarë vendas dhe të huaj të kënaqur me kushtet

Ndonëse temperaturat jo të favorshme, plazhi i Velipojës këtë të fundjavë pati një frekuentim të lartë nga qytetarë vendas dhe të huaj. Pastërtia distanca e favorshme me qytetin, çmimet konkurruese janë arsyet përse ky plazh frekuentohet në masë.
“Jemi për herë të parë këtu në Velipojë dhe duket shumë bukur”, tha një pushuese.
“Vij nga Norvegjia dhe është hera ime e parë këtu, zgjodha Velipojën për të shijuar magjinë e bregdetit për të përjetuar një përvojë të bukur në Shqipëri”, tha një turist i huaj.
Korriku dhe Gushti janë dhe muajt kur në Velipojë shtohet fluksi i pushuesve, rezidencialë apo ditorë, duke arritur pikun në fundjavë.
/RTSH/