Provohet vaksina kundër melanomës-Hetimi po sjell prova të fuqishme mbijetese, rezultatet emocionuese

Është quajtur vaksinë pasi mekanizmi I prodhimit dhe veprimit të saj I ngjan një vaksine, vetëm me një ndryshim, ajo nuk parandalon por kuron pacientët me kancer në stadin 3-4 të melanomës që është edhe kanceri më agresiv I lëkurës.
Është një trajtim revolucionar. Mjekët kanë filluar testimin e vaksinës së parë të personalizuar kundër melanomës në 1100 pacientë në mbarë botën. Është bërë me porosi për çdo person dhe ajo i thotë trupit të identifikojë qelizat e kancerit dhe të ndalojë rikthimin e sëmundjes.
Në një prononcim për RTSH, Manjola Luzi- Onkologe u shpreh se, “ Qëllimi I vaksnës është që të nxisë imunitetin për të luftuar qelizat tumorale”
Sipas saj, “Vaksina është e personalizuar. Domëthënë testohet materiali gjenetik I tumorit, shihen mutacionet dhe në varësi të kësaj prodhohet edhe vaksina në mënyrë precize dhe e personalizuar për individin e sëmurë. Në momentin që merret në organizëm ai njihet si neoantigen , pra organizmi ynë e njeh si trup të huaj të cilin qelizat limfocitare “T” e sulmojnë për ta eliminuar . Kjo vaksinë përdoret e kombinuar me imunoterapinë e cila ka si qëllim të in tubojë disa mekanizma që kanë frenuar sistemin tonë imunitar për të luftuar qelizat tumorale”
Vaksina përdor të njëjtën teknologji si në rastin e coronavirusit dhe krijuesit e saj thonë se trajtimi është “një nga përparimet më emocionuese në terapinë moderne të kancerit”, pasi janë parë rezultate shumë premtuese dhe rrisin mbijetesën më 50%.
/rtsh.al/