E Diel, 1 Nëntor 2026

Bëri për spital 54-vjeçarin pas sherrit për parkimin, arrestohet shtetasi turk në Ksamil

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar turk me inicialet H.D., banues me vendbanim të përkohshëm në Prishtinë, pas një sherri që ndodhi në Ksamil rreth orës 21:15 të datës 6 qershor 2025. Konflikti nisi për një vend parkimi dhe përfshiu disa persona.

Gjatë ngjarjes, 26-vjeçari goditi me grushte një 54-vjeçar shqiptar, A.M., banues në Ksamil, i cili mori dëmtime në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Përveç arrestimit të H.D., policia nisi edhe procedime penale në gjendje të lirë ndaj shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt: B.M., 50 vjeç, Sh.M., 42 vjeç, si dhe shtetasit turk A.B., 26 vjeç, dhe vetë të dëmtuarit A.M.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Sarandës nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›