E Martë, 3 Nëntor 2026

Fundjavë me diell, qindra qytetarë zgjedhin plazhin e Shëngjinit për të pushuar

Sezoni Veror 2025 ende nuk është çelur zyrtarisht, por kjo nuk i ka penguar pushuesit që të popullojnë plazhin e Shëngjinit gjatë kësaj fundjave.

Moti i ngrohtë ka tërhequr pushues të shumtë drejt kësaj zone turistike.

E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është populluar me vendas dhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara në vend që zgjidhet nga vizitorë të shumtë për kushtet, natyrën, qetësinë dhe çmimet e leverdisshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›