Fundviti i turistëve të huaj në Shqipëri – Atmosferë festive në kryeqytet, turistët e huaj popullojnë Tiranën

Fund viti i festave, përveç atmosferës festive që ndizet nga dekori i dritave sjell në atdhe emigrantët shqiptarë, por jo vetëm, Tiranën e vizitojnë edhe turistë të huaj. Të akomoduar nëpër hotele, qëndrimi për disa ditë në kryeqytetin e shqiptarëve u ka dhënë mundësi të vizitojnë disa nga vendet me histori kombëtare.
“Jam nga Portugalia dhe jam këtu prej 3 ditësh, Tirana është një vend shumë i bukur”, tha një turist.
“E kemi gjetur veten shumë mirë këtu, dhe atmosfera është e mrekullueshme”, tha një tjetër turist.
Për disa prej tyre kjo vizitë turistike i ka kaluar pritshmëritë, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur Tiranën për të festuar natën e ndërrimit të viteve.
“Kemi pak që kemi ardhur por e gjetëm veten shumë mirë”, tha një turiste.
Me bashkëshorten nga Durrësi, ky shtetas italian thotë se Shqipërinë e njeh prej 24 vitesh
Atmosfera e festave ndjehet në çdo kënd të qytetit, në sheshin Skënderbe ku countdoëni do të lajmërojë ardhjen e 2026 skena ku do të mbahet koncerti tashmë është gati. Ndërsa mjaft qytetarë popullojnë qendrën duke shfrytëzuar edhe ditët plot diell në këtë ndjesi festive.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/