E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti pas fitores në zgjedhje: Bllokimet për konstituimin e institucioneve tashmë janë inekzistente

Pas rezultati të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se se bllokimet për konstituimin e institucioneve të reja tashmë janë zhdukur, falë rezultatit të jashtëzakonshëm që partia e tij arriti në zgjedhje.

Kurti u shpreh se Vetëvendosje, subjekti i tij, arriti të fitojë mbi 49% të votave, duke tejkaluar pritshmëritë për këtë proces zgjedhor.

“Rezultati është më i qartë se kurrë më parë. Ne kishim parashikuar që do ta kalonim rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por duket se tani po e kalojmë edhe atë të 14 shkurtit 2021,” tha Kurti, duke shtuar se bllokimet e deritanishme për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë janë tashmë të paekzistueshme.

Kurti foli gjithashtu për zgjedhjen e presidentit të ri, duke theksuar se ky proces do të nisë pas certifikimit të rezultateve dhe konstituimit të Kuvendit të ri.

“Përpara gjithçkaje, duhet të presim certifikimin e rezultateve dhe formimin e legjislaturës së dhjetë. Vetëm pas këtyre hapave do të mund të flasim për zgjedhjen e presidentit të ri,” shtoi ai.

Në fund të vitit 2025, Kurti njoftoi se ka planifikuar një takim me presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar për hapat e ardhshëm në funksion të stabilizimit të institucioneve dhe zhvillimeve të reja.

“Sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara,” përfundoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›