E Diel, 1 Nëntor 2026

Fusnin drogë në burgun e Elbasanit me qëllim përfitimin, në pranga tre persona, mes tyre edhe efektivi

Një hetim disa mujor ka zbuluar një skemë të futjes së lëndëve narkotike në burgun e Elbasanit. Gjatë një operacionit dhe hetimi të zhvilluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) çoi në arrestimin e tre personave, mes të cilëve edhe një efektiv i burgut.

Hetimi zbuloi se familjarja e një të paraburgosuri bashkëpunonte me punonjësit e burgut për të futur drogë brenda institucionit, me qëllim përfitimin financiar për të paraburgosurin.

Kjo çoi në arrestimin e Ndricim K., punonjës policie në IEVP Elbasan, Esmeralda K., familjare e një të paraburgosurin dhe Gerald S., i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa SHKBB nënvizon rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm për parandalimin e veprimtarive kriminale brenda burgjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›