E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore 2026, Ministria e Arsimit: Formularët A1 dhe A1Z të plotësohen brenda 11 shkurtit

Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore dhe Maturën Shtetërore Profesionale 2026.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, thekson se nxënësit duhet të përcaktojnë edhe lëndët me zgjedhje duke nisur nga data 2 -11 shkurt.

Ndërsa për maturantët e viteve të kaluara, të cilët duan të bëhen pjesë e Maturës Shtetërore 2026, shërbimi për formularët A1Z do të aktivizohet në datat 10–11 shkurt.

Ministrja Kumbaro i bën thirrje maturantëve të ndjekin me vëmendje afatet dhe udhëzimet përkatëse.

Hapat si duhet të aplikojnë maturantët

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›