Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s

Futbolli shqiptar është sot në zi, pas ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të njohura në sportin shqiptar.
Ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
Konçi nisi rrugëtimin e tij me pasionin për futbollin si lojtar te Tirana dhe Dinamo. Më pas u ngjit në radhët më të larta të arbitrimit, duke përfaqësuar Shqipërinë si gjyqtar i FIFA-s.
Ai mbeti i lidhur me botën e futbollit edhe pas tërheqjes si gjyqtar, duke shërbyer si vëzhgues.
/vizionplus.tv