E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëlloi me shuplakë një fëmijë, nisin hetimet për edukatoren në Tiranë

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një edukatore në një nga kopshtet e kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, 28 vjeçarja akuzohet për dhunë. Në ambientet e kopshtit ku punonte, edukatorja dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. D., 28 vjeçe, edukatore, pasi në ambientet e kopshtit ku punon dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një fëmijë”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›