E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZA – 28 ​​të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas sulmeve izraelite

GAZA, 10 korrik /ATSH-AA/ – Të paktën 28 ​​civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet izraelite para agimit të së enjtes në Rripin e Gazës, sipas burimeve mjekësore.

”Ushtria izraelite shënjestroi një grup civilësh që prisnin pranë një qendre kujdesi mjekësor për shpërndarjen e suplementeve ushqimore në Deir al-Balah, duke vrarë 13 prej tyre, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur rëndë të tjerë”, tha një burim mjekësor.

Veçmas, katër persona nga e njëjta familje u vranë në një sulm izraelit që shënjestroi shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Bureij në Rripin qendror të Gazës.

Dy palestinezë u vranë gjithashtu dhe 10 u plagosën në sulmet izraelite me dronë në kampin e refugjatëve ”Nusairat”.

Në jug të Rripit të Gazës, ushtria izraelite vrau pesë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi 20 të tjerë në sulmet ndaj tendave që strehonin palestinezët e zhvendosur në zonën Al-Mawasi, në qytetin Khan Younis.

Një nënë dhe tre nga fëmijët e saj u vranë kur ushtria izraelite goditi shtëpinë e tyre në Khan Younis. Më shumë se 20 persona u plagosën në të njëjtin sulm.

Ushtria izraelite ka vrarë gati 57 700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Bombardimet kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje sëmundjesh./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›