E Diel, 1 Nëntor 2026

GAZA – Hamas i kërkon Bordit të Paqes të detyrojë Izraelin të pranojë planin për paqe të qëndrueshme

GAZA,  17 gusht /ATSH-ANSA/ – Hamasi deklaroi se i ka kërkuar Bordit të Paqes të mbështetur nga SHBA-të që ta “detyrojë” Izraelin të pranojë një plan paqeje për Gazë.

Propozimi i Hamasit vjen pas takimit të udhëheqësit të tij me të dërguarin e presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, në Egjipt.

Në një deklaratë, grupi tha se i bëri thirrje Bordit dhe vendeve ndërmjetëse që të “detyrojnë pushtimin të zbatojë të gjitha detyrimet e tij sipas fazës së parë, t’i japë fund të gjitha shkeljeve, të ndalojë vrasjet dhe inkursionet dhe të miratojë planin për fazën e dytë të planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›