E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZA – Lirimi i pengjeve izraelite fillon nga mesnata

GAZA, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Forumi i Familjeve të Pengjeve njoftoi se duke filluar nga mesnata, Sheshi i Pengjeve do të jetë i hapur për publikun dhe do të transmetojë drejtpërdrejt lirimin e pengjeve.

“Projeksione të vazhdueshme të kthimit të tyre do të shfaqen në shesh për publikun që dëshiron të jetë i pranishëm në këto momente historike dhe thellësisht prekëse”, tha forumi.

Ndërkohë, edhe një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se lirimi i pengjeve do të fillojë në orët e para të së hënës.

”Të 20 pengjet e gjalla pritet të lirohen njëkohësisht”, shtoi ai.

”Haaretz” raporton se Izraeli pret që të 20 pengjet e mbetura t’i dorëzohen Kryqit të Kuq.

Ata më pas do të transferohen përtej kufirit në Izrael dhe do të çohen në bazën ushtarake Reim.

Një raund i ri bisedimesh midis dy palëve filloi vonë këtë mëngjes mbi çështjen e lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite dhe Hamasi “po bën ende presion për lirimin e shtatë të burgosurve të profilit të lartë, përfshirë Marwan Barghouti dhe Ahmad Saadat.

“Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë nëse kërkesat e Hamasit nuk plotësohen”, shkruan BBC.

Sipas burimeve, bisedimet e sotme përqendrohen gjithashtu në përcaktimin e afatit kohor dhe logjistikës për lirimin e të 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë si dhe kthimin e trupave të çdo pengu të vdekur që Hamasi arrin të gjejë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›