E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – Të paktën 51 viktima në sulmet izraelite gjatë natës

GAZA, 14 maj /ATSH-AA/ – Të paktën 51 palestinezë u vranë, përfshirë fëmijë dhe gra dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli shënjestroi shtëpitë palestineze në jug dhe veri të Rripit të Gazës gjatë natës.

Në sulme u vranë 51 persona, ku 45 prej tyre në veri të Rripit të Gazës.

Trupat e të vrarëve dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin Al-Awda dhe në Spitalin e Indonezisë.

Disa nga viktimat ende janë nën rrënoja./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›