E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZA – Të paktën 57 palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

GAZA, 2 tetor /ATSH/- Sulmet izraelite vranë të paktën 57 palestinezë në Rripin e Gazës, thanë sot zyrtarët e shëndetësisë, ndërsa Hamasi po shqyrton ende përgjigjen e tij ndaj propozimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës gati 2-vjeçare, sipas AP.

Plani kërkon që Hamasi të kthejë 48 pengjet e mbetura – rreth 20 prej tyre mendohet se janë ende gjallë – të heqë dorë nga pushteti dhe të çarmatoset në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe përfundimit të luftimeve.

Megjithatë, propozimi, i cili është pranuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nuk përcakton asnjë rrugë drejt shtetësisë palestineze.

Palestinezët mezi presin që lufta të përfundojë, por shumë prej tyre besojnë se plani favorizon Izraelin, dhe një zyrtar i Hamasit tha se disa elementë ishin të papranueshëm.

Katari dhe Egjipti, dy ndërmjetës kryesorë, thanë se miratimi i propozimit kërkonte më shumë negociata mbi elementë të caktuar. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›