E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Starmer: Mbrojtje të plotë për komunitetin hebre pas sulmit terrorist në Mançester

LONDËR, 2 tetor /ATSH –DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer është zotuar se do të bëjë “gjithçka që është në fuqinë time” për të mbrojtur komunitetet hebreje nëBritaninë e Madhe  pas një sulmi terrorist jashtë një sinagoge në Mançester, ku humbën jetën dy persona në ditën më të shenjtë të kalendarit hebre.

Sipas policisë së Mançesterit, agresori goditi fillimisht njerëzit me makinë dhe më passulmoi me thikë  një burrë jashtë sinagogës “Heaton Park Hebrew Congregation” në lagjen Crumpsall. Ai u qëllua për vdekje nga policia vetëm shtatë minuta pas marrjes së alarmit.

Dy anëtarë të komunitetit hebre humbën jetën, ndërsa katër të tjerë ndodhën në gjendje të rëndë në spital.

Pamjet e publikuara tregojnë agresorin, një burrë me mjekër, i veshur me rroba të errëta, duke qëndruar jashtë sinagogës me objekte të panjohura të lidhura në bel.

Falë veprimit të shpejtë të rojeve të sigurisë dhe besimtarëve, dera e sinagogës u bllokua dhe sulmuesi nuk arriti të hyjë brenda.

Shefi i policisë Stephen Watson i quajti ata “heronj të vërtetë”, ndërsa kryebashkiaku Andy Burnham e përshkroi ngjarjen si një “sulm të tmerrshëm antisemitik”.

Autoritetet kanë bërë dy arrestime të tjera të lidhura me ngjarjen, ndërsa identiteti i agresorit nuk është zbuluar për arsye sigurie. Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood tha se do të duhen “disa orë” për të zbardhur plotësisht incidentin.

Pas një  mbledhjeje  të jashtëzakonshme, kryeministri Starmer dënoi “sulmin terrorist ndaj hebrenjve vetëm pse janë hebrenj”, duke e quajtur autorin “një individ të neveritshëm”.

Ai njoftoi se në ditët në vijim do të ketë forca shtesë policie në sinagogat e vendit, duke theksuar se  “askush nuk duhet të jetojë me frikë. Do të bëj gjithçka për të garantuar sigurinë që meritoni”.

Organizata për sigurinë e Komunitetit Hebre (CST) e quajti ngjarjen “një sulm të neveritshëm ndaj komunitetit hebre në ditën më të shenjtë të vitit”.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›