E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – Tedros: Ushtria izraelite sulmoi depot e OBSH-së

GAZA, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite sulmoi depot dhe objektet e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) gjatë avancimit të saj në Rripin e Gazës, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros tha në një deklaratë se një rezidencë e stafit të OBSH-së në Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, “u sulmua tre herë sot si dhe depoja e saj kryesore”.

Ushtria izraelite hyri në objekt, duke detyruar gratë dhe fëmijët të evakuoheshin në këmbë në Al-Mawasi, mes konfliktit të vazhdueshëm”, thuhej në deklaratë.

Stafi meshkuj dhe anëtarët e familjeve të tyre u prangosën, u zhveshën, u morën në pyetje në vend dhe u qëlluan me armë zjarri.

Dy anëtarë të stafit të OBSH-së dhe dy anëtarë të familjes u arrestuan.

Tre u liruan më vonë, ndërsa një anëtar i stafit mbetet i ndaluar.

Organizata bën thirrje për lirimin e anëtarit të stafit.

Tedros tha se depoja kryesore e OBSH-së për Rripin e Gazës, e vendosur në Deir al-Balah, u dëmtua gjithashtu të dielën “kur një sulm shkaktoi shpërthime dhe një zjarr brenda”.

“Me depon kryesore jofunksionale dhe shumicën e furnizimeve mjekësore në Gaza të shteruara, OBSH-ja është shumë e kufizuar në mbështetjen e duhur të spitaleve, ekipeve mjekësore të urgjencës dhe partnerëve shëndetësorë”, tha ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›