E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZA – Vritet zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit

GAZA, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Zëdhënësi i Brigadave Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, i njohur si Abu Obeida, u vra nga një sulm i piketuar izraelit.

Burime palestineze konfirmuan se Izraeli shënjestroi një shtëpi ku po qëndronte zëdhënësi i Qassam dhe se bombardimet izraelite vranë të gjithë ata që ishin brenda.

Burimi raportoi se familja e Abu Obeida dhe udhëheqësit e Brigadave Qassam konfirmuan vdekjen e tij pasi ekzaminuan trupin e tij.

Një zëdhënës izraelit njoftoi dje se një udhëheqës i shquar i Hamasit ishte shënjestruar në Gaza. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›