GAZË – Të paktën 81 të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

GAZË, 28 qershor /ATSH-DPA/- Të paktën 81 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha sot Ministria e Shëndetësisë.
Agjencia, e cila kontrollohet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se 422 palestinezë të tjerë ishin plagosur në sulmet e reja.
Shifrat e fundit e çojnë numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës në 56 412.
Ministria nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve dhe shifrat e saj nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Ato bazohen në numrin e të vdekurve të sjellë nga të afërmit në spitale.
Lufta e Gazës u shkaktua nga sulmi i Hamasit dhe organizatave të tjera islamike më 7 tetor 2023, ndaj Izraelit.
Rreth 1200 persona u vranë dhe më shumë se 250 u morën peng në Rripin e Gazës.
Që atëherë, ushtria izraelite ka luftuar Hamasin në Gazë, me qëllimin e deklaruar për shkatërrimin e grupit.
Gjatë këtij procesi, pjesa më e madhe e Gazës është rrafshuar dhe kushtet humanitare për 2 milionë banorët e territorit të izoluar janë katastrofike. //a.i/