GJERMANI – Kundërshtohet në masë ndalimi i partisë së ekstremit të djathtë AfD

BERLIN, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermanët kundërshtojnë gjerësisht ndalimin e partisë së djathtë ekstreme ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) me një shumicë prej 52% kundër dhe vetëm 27% në favor, sipas një sondazhi të ri përfaqësues të publikuar sot nga instituti i sondazheve ”Allensbach”.
Sipas studiuesve, arsyet për këtë kundërshtim janë të ndryshme.
Thirrjet për të nisur procedurat për ndalimin e partisë u shtuan pasi shërbimi federal i zbulimit të brendshë federale e klasifikoi AfD-në si një “organizatë të konfirmuar ekstremiste të djathtë”, çka i jep më shumë kompetenca për ta monitoruar atë.
Megjithatë, ky klasifikim është pezulluar përkohësisht, pasi AfD-ja e ka çuar çështjen në gjykatë.
Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë është autoriteti përfundimtar në çdo vendim për ndalimin e një partie. Një kërkesë për ndalim mund të bëhet vetëm nga qeveria federale ose nga njëra prej dy dhomave të parlamentit.
AfD-ja, e njohur për retorikën e saj kundër emigrantëve, kundër myslimanëve, euroskeptike dhe nacionaliste, ka qenë një pikë përplasjesh në politikën gjermane për më shumë se një dekadë.
Në vitet e fundit, ajo ka fituar terren duke përfituar nga pakënaqësitë ekonomike dhe shqetësimet publike në rritje për emigracionin, dhe është tashmë partia më e madhe opozitare në Gjermani./ /Ad.Ab./