E Diel, 1 Nëntor 2026

GJERMANI – Mbështetja për Merz në nivel rekord të ulët, vetëm 10%

BERLIN, 1 tetor /ATSH- DPA/- Mbështetja për kancelarin gjerman, Friedrich Merz ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar në historinë e sondazhit të televizionit publik ARD, që nga viti 1997.

Vetëm 10% e të anketuarve shprehen të kënaqur ose shumë të kënaqur me punën e tij, ndërsa 88% janë pak ose aspak të kënaqur.

Në fillim të shtatorit, mbështetja për punën e Merz ishte 13%.

Sipas sondazhit të institutit “Infratest dimap”, të kryer me pjesëmarrjen e 1 303 personave me të drejtë vote, edhe CDU/CSU, aleanca e partive të Merz, ka pësuar rënie.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin të dielën, CDU/CSU do të merrte 20% të votave.

AfD-ja do të merrte 27%, e ndjekur nga Të Gjelbrit me 16% dhe SPD me 13%.

Partia e Majtë do të merrte 11%, ndërsa FDP-ja 4%, nën pragun prej 5% të nevojshëm për të hyrë në Bundestag.

Ndër politikanët e qeverisë, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius gëzon mbështetjen më të lartë.

Sipas sondazhit, 50% e të anketuarve shprehen të kënaqur me punën e tij.

Ministri i Jashtëm Johann Wadephul ka 34%, ndërsa ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt 27%.

Sondazhi mat qëndrimin e të anketuarve në këtë moment dhe nuk përbën rezultatin zgjedhor. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›