E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky njofton përdorimin e parë në luftime të raketës ukrainase FP-7

KIEV,1 tetor /ATSH – AA/ –  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi të enjten përdorimin e parë në luftime të raketës balistike taktike FP-7, transmeton Anadolu.

Ai tha se Ukraina do të kalojë në fazën e prodhimit.

“Raketa balistike taktike ukrainase. FP-7. Përdorimi i parë në luftime. Faleminderit për rezultatin. Tani – prodhimi”, tha ai në një deklaratë në Telegram, të shoqëruar me një video.

Ai nuk dha detaje rreth operacionit apo objektivit.

FP-7 është zhvilluar nga kompania ukrainase e mbrojtjes Fire Point. Kompania tha në fillim të këtij muaji se raketa ka përfunduar dy nga tri fazat e testimit dhe mund të hyjë në përdorim luftarak brenda disa javësh.

Raportet publike e kanë përshkruar FP-7 si një raketë balistike të lëshuar nga toka, me një rreze të deklaruar veprimi deri në 200 kilometra dhe shpejtësi maksimale prej rreth 1.500 metrash në sekondë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›