GJERMANI – Merz kërkon uljen e taksës së energjisë elektrike

BERLIN, 1 korrik /ATSh-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz u përfshi sot në një debat të ashpër – duke u shprehur në favor të uljes së taksës së energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.
“Çdo gjë që na lejon mundësi buxhetore është e diskutueshme, por gjithashtu duhet të balancojmë buxhetin”, tha Merz në Berlin pas një takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Deklarata e tij erdhi pas kritikave në rritje ndaj vendimit të qeverisë për të ulur taksën e energjisë vetëm për industritë e mëdha – duke shkelur një marrëveshje të mëparshme të koalicionit midis CDU-së së Merz.
Deputeti i CDU-së, Mathias Middelberg, tha sot se përfitimet sociale mund të reduktohen për të financuar uljen e taksës së energjisë në afat të mesëm.
Përfaqësuesit kryesorë të të tre partive të koalicionit pritet të mblidhen nesër në takimin mujor të komitetit të koalicionit.
Merz tha se ulja e taksës së energjisë do të ishte në rendin e ditës. /Ad.Ab/ /a.i/