E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Një qytet tjetër evakuohet për shkak të zjarrit masiv

DRESDEN, 5 korrik /ATSH-DPA/- Një qytet tjetër gjerman po evakuohet për shkak të zjarrit masiv pyjor që shpërtheu në kufirin midis Saksonisë dhe Brandenburgut.

“Shërbimet e emergjencës do të angazhohen ne evakuimin e rreth 45 persona – që duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në fshatin Jacobsthal Bahnhof në komunën saksone të Zeithain”, thanë zyrtarët në Meisen.

Zjarri pyjor në Gohrischheide, një ish-zonë stërvitjeje ushtarake, shpërtheu të martën.

Nuk ka patur dëme në ndërtesat e banimit në Heidehauser, i cili tashmë është evakuuar.

Brigada e zjarrfikësve aktualisht e ka situatën nën kontroll, por kjo varet nga drejtimi i erës.

Urdhri i evakuimit do të zbatohet deri sot në mbrëmje, sipas planeve aktuale.

Më herë, zjarri në zonën Gohrischheide u tha se ishte i qëndrueshëm nga administratori i distriktit Ralf Hänsel.

Rreth 400 anëtarë të brigadës së zjarrfikësve, agjencisë gjermane për ndihmë teknike dhe organizatave të tjera të ndihmës u dërguan në zonën Gohrischheide – ku zjarri është zgjeruar deri në 1,000 hektarë që nga shpërthimi i tij të martën.

Përpjekjet për të shuar zjarrin po ndërlikohen nga prania e municioneve në tokë.

Zjarrfikësit gjermanë e kaluan ditën duke luftuar me dy flakë të mëdha, të cilat po shpërthejnë për të katërtën ditë me radhë.

Anëtarët e shërbimeve të emergjencës po luftonin gjithashtu me një zjarr të madh në shtetin lindor, Thuringia.

Temperaturat parashikohet të rriten sërish në fundjavë, duke rritur frikën se zjarret mund të intensifikohen – duke pasur parasysh kushtet e thata.

Sipas një eksperti nga agjencia shtetërore pyjore “Thuringia Forest”, ky është zjarri më masiv pyjor i regjistruar në shtet që nga viti 1993.

Flaka shpërtheu të mërkurën dhe është përhapur në të paktën 250 hektarë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›