E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO rrëzoi kërkesën për zëvendësimin e masës, Ilir Meta apelon vendimin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e GJKKO-së e cila rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se apelimi u dorëzua sot nga avokatët e Ilir Metës.

Ilir Meta u arrestua mesditën e 21 tetorit, nën dyshimet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie përmes lobimit në SHBA dhe si ish-ministër i Energjitikës në mbledhjen e borxhit të CEZ përmes kompanisë DIA.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›