GJKKO rrëzon ankimimin e Ballukut për revokimin e masës së pezullimit nga detyra

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi sot kërkesën e Belinda Ballukut, e cila kërkonte revokimin e pezullimit të detyrës si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku kishte kërkuar që kjo masë të mos ishte më në fuqi pasi e ka humbur objektin e saj.
Ish-zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u lirua nga këto detyra në fund të shkurtit.
Gjyqtari Erion Çela vendosi rrëzimin e kërkesës së kërkueses Belinda Balluku.
Kundër këtij vendimi të marrë nga GJKKO-ja, Balluku mund të ankojë brenda pesë ditëve në Apelin e Posaçëm.
Kuvendi votoi dje me 82 vota kundër kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
/gj.m/