E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gara për Hetuesit Financiarë të SPAK: Lista Përfundimtare e Kandidatëve Pas Tri Fazave, 4 Vende të Lira për Gara”

Më datë 24 tetor, Komisioni bëri pikëzimin përfundimtar të tre fazave dhe hartoi listën me renditjen e kandidatëve. Vetëm ata që kanë marrë në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë

Zhvillohet faza e tretë për garën që po zhvillohet për 4 vendet e lira si hetues pranë BKH-së. SPAK thotë se Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiarë, të përbërë nga Dorina Bejko, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi kanë zhvilluar intervistat me gojë për 10 kandidatët që u kualifikuan në dy fazat e mëparshme.

Më datë 24 tetor, Komisioni bëri pikëzimin përfundimtar të tre fazave dhe hartoi listën me renditjen e kandidatëve. Vetëm ata që kanë marrë në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë. Kandidatët që kanë marrë më shumë pikë janë:

Renditja e 10 kandidatëve:  Enea Sharra 86 pikë Ermal Milori 83 pikë Gentian Ndoi 76 pikë Kreshnik Gjeçka 75 pikë Ditmir Hoda 74 pikë Argjend Tota 73 pikë Fotion Malaj 72 pikë Klodian Vasia 72 pikë Lutfi Minxhozi 72 pikë Ilir Deda 70 pikë Njoftim i SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, i përbërë nga Dorina Bejko, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi, i ngritur me Urdhrin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nr. 36260, datë 10.10.2025*, zhvilluan fazën e tretë, atë të intervistës së strukturuar me gojë, për 4 (katër) pozicione për Hetues Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar më datë 23.10.2025.

Në këtë fazë morën pjesë 10 kandidatët e kualifikuar nga dy fazat e mëparshme, të cilët u vlerësuan nga Komisioni i Përzgjedhjes sipas pikëve përkatëse.

Më datë 24.10.2025, Komisioni i Përzgjedhjes bëri pikëzimin përfundimtar të tre fazave dhe hartoi listën me renditjen e kandidatëve duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë, të pasqyruar në tabelën e mëposhtme:

Pas përfundimit të afatit të ankimit, të përcaktuar ne rregulloren nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në minimum 70 pikë, do t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, sipas një njoftimi të dytë nga Prokuroria e Posaçme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›