Ngjarje e rëndë në Durrës, djali vret babain

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku djali ka qëlluar për vdekje me thikë babain e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Shkallnur, ndërsa sipas informacioneve paraprake, djali, Marjan Kodheli ka probleme të shëndetit mendor.
Babai, Pjetër Kodheli, 69-vjeç, ka ndërruar jetë në spital ndërsa djali pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim nga policia.
Njoftimi paraprak i Policisë:
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”.