E Martë, 3 Nëntor 2026

Gara për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris zgjedh krahun e saj të djathtë për zëvendëspresident

Kandidatja demokrate Kamala Harris ka zgjedhur guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si krahun e saj të djathë për të qenë në postin e zëvendëspresidentit të Shtëpisë së Bardhë nëse Harris fiton zgjedhjet në nëntor.

Me këtë zgjedhje, Harris kërkon të forcojë radhët dhe tërheqë demokratët në shtetet e Midwesternit. Harris do ta prezantojë Walz-in në takimin elektoral që do të mbajë mbrëmjen e sotme në Filadelfia.

Pas një fundjave intensive duke intervistuar kandidatët, Harris vendosi për Walz përpara se të nisë turin elektoral nëpër shtetet kryesore në SHBA ku do të parashtrojë edhe aksionin politik në këtë fushatë elektorale.

Gjithçka që ka ndodhur deri më tani për Kamal Harris ka qenë e ndikuar nga nevoja dhe rrethanat politike të krijuara pas tërheqjes së Joe Biden, transmeton AP.  

Harris është në garë për pak më shumë se dy javë, që kur presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara pas dështimin në debatin me Trump dhe thirrjeve të përshkallëzuara brenda Partisë Demokratike që ai të tërhiqej.

Kush është guvernatori Tim Walz

Tim Walz është Guvernatori i 41-të i Minesotës. Ai u zgjodh për herë të parë Guvernator në vitin 2018 dhe u rizgjodh në vitin 2022. Arritjet nga koha e tij si Guvernator përfshijnë ofrimin e ushqimeve universale falas në shkollë për studentët, mbrojtjen e lirisë riprodhuese, forcimin e të drejtave të votimit, hedhjen e bazës për ta bërë Minesotën 100% me energji elektrike të pastër; uljen e taksave për klasën e mesme dhe rritjen e pushimeve të paguar për punëtorët e Minesotës.

I lindur në një qytet të vogël në Nebraskën rurale, prindërit e Timit rrënjosën tek ai vlerat e shërbimit publik, bujarisë ndaj fqinjëve dhe punës për të mirën e përbashkët që udhëheq angazhimin e tij ndaj Minesotës.

Pas diplomimit në shkollën e mesme, Tim u regjistrua në Gardën Kombëtare të Ushtrisë. Ai ndoqi Kolegjin Shtetëror Chadron dhe u diplomua në shkencat sociale në vitin 1989.

Tim kaloi një vit duke dhënë mësim jashtë vendit përpara se të kthehej në SHBA për të shërbyer me kohë të plotë në Gardën Kombëtare të Ushtrisë dhe përfundimisht për të pranuar një pozicion mësimor dhe trajner në shkollë të mesme.

Ndërsa jepte mësim, Tim takoi gruan e tij të ardhshme, Gwen Whipple, e cila jepte mësim në të njëjtën shkollë.

Ata u transferuan në Mankato në vitin 1996, ku punuan në shkollën e mesme Mankato West. Përveç studimeve në shkencat sociale, Tim ndihmoi trajnerin e ekipit të futbollit Mankato West që të fitonte kampionatin e parë shtetëror të shkollës.

Pas 24 vitesh në Gardën Kombëtare të Ushtrisë, Komandanti Rreshter Major Walz u tërhoq nga Batalioni 1-125 i Artilerisë Fusore në vitin 2005.

Tim fitoi zgjedhjet e tij të para në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në vitin 2006 dhe u rizgjodh për pesë mandate të tjera duke i shërbyer Minesotës, në Distriktin e Parë të Kongresit në Minesotën Jugore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›