E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë 4 emrat që po kandidojnë për të marrë drejtimin e SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

4 prokurorët do të intervistohen në datën 11 dhjetor, ora 9:00 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Avokati Leonard Karaj i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se të katër kandidatët janë emra shumë të mirë si dhe do të punojë shumë herë më mirë se Altin Dumani.

Pjesë nga biseda:

Karaj: Cilido që do vihet, do punojë shumë herë më mirë se Altin Dumani. Dumani është një mit i krijuar nga ne shqiptarët se kemi qenë të uritur për pak pandëshkueshmëri.

Borkaj: Pritshmëritë i ke nga emrat në garë?

Karaj: Po. Janë prokurorë shumë të rëndësishëm. Unë do votoja për zonjën. Doja të shihja një grua në një institucion që të lë idenë sikur është maskiliste.

Muçi: Shpresoj ta vërë para drejtësisë Edi Ramën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›