E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

Lëvizjet politike brenda PD ishin një tjetër pikë diskutimi këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Avokati Leonard Karaj tha se asgjë nuk ndodh brenda PD, pasi kjo parti është SHPK personale e Sali Berishës.

Sipas tij, lëvizjet e vogla brenda partisë duhen mbështetur, por nuk ka shpresë për ndryshim.

Pjesë nga biseda:

Karaj: PD është SHPK e zotit Berisha. Në atë parti nuk janë bërë kurrë zgjedhje.

Borakaj: Po kushdo të fitonte para Berishës, do fitonte Berisha.

Karaj: Nuk garoi Berisha në 2013-ën. Opozita qëndron aty dhe pret ditën e zgjedhjeve. Opozita është aty vetëm për zgjedhje. Si është e mundur që aty nuk ndryshojnë njerëzit, kur në 14 vite kanë 11 humbje rresht? Në 2011 ke pasur Mulin, Albanën dhe Sali Berishën, dhe ke prapë të njëjtët njerëz. Dalin dhe thonë “na vodhi Rama”, po mirë mo, në 2011 Rama i vodhi? Çdo lëvizje brenda PD duhet parë me buon sens, dhe a ka mundësi ta mbështesësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›