E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gazmend Paja kallëzon penalisht Elton Tozajn, e akuzon për përndjekje, shpifje dhe fyerje

Aktori i njohur Gazmend Paja ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj Elton Tozajt, duke e akuzuar për përndjekje, shpifje dhe fyerje.

gaz paja elton tozaj

Në kallëzimin e tij, Paja pretendon se Tozaj ka publikuar video në rrjetet sociale, përfshirë TikTok dhe YouTube, ku ka përmendur emrin e tij dhe i ka atribuar fakte e sjellje që aktori i cilëson të pavërteta.

Sipas pretendimeve të Pajës, në këto publikime janë përdorur edhe shprehje nënçmuese, të cilat, sipas tij, cenojnë nderin, dinjitetin dhe imazhin e tij publik e profesional.

Në dokumentin e depozituar në Prokurori thuhet se publikimet e Tozajt kanë dëmtuar figurën e aktorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›