Gjekmarkaj: Kemi regjistruar ҫdo gjë që e konsiderojmë të dëmshme për procesin

TIRANË, 11 maj/ATSH/ – Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi sot në një intervistë televizive se PD ka punuar për të rritur rezultatin për të shkuar drejt 5-2 në qarkun e Lezhës.
“Ne ҫdo ditë kemi punuar për të rritur rezultatin për të shkuar drejt 5-2 në qarkun e Lezhës. Ka optimizëm tek PD”, tha ai.
Gjekmarkaj u shpreh se, “komisionerët tanë kanë bërë një punë të shkëlqyer, kanë rezistuar ndaj ҫdo shkelje. Ne kemi regjistruar ҫdo gjë që e konsiderojmë të dëmshme për procesin”.
Përtej kësaj, shtoi ai, “ne po presim nisjen e numërimit në Kurbin. E njëjta gjë po ndodh dhe në Lezhë dhe jemi optimistë që do kemi rezultat premtues në Lezhës dhe shumë pozitivë”.
Ai gjithashtu falënderoi votuesit e qarkut Lezhë që theksoi ai, “besuan tek programi i PD-ASHM”.
“Ne jemi të vendosur të respektojmë ҫdo standard, ligjin, të sillem me urtësi e tolerancë. Jemi të vendosur të mbrojmë ҫdo votë, që amaneti i qytetarëve për ndryshimin të shkojë në vend”, u shpreh Gjekmarkaj.
/a.f/