E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjenden armë, thika e uniforma policie, 14 të arrestuar në Elbasan, mes tyre edhe një ish-deputet

14 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore të përfshirë në fushën e krimeve kundër personit  dhe në fushën e narkotikëve janë arrestuar nga policia e Elbasanit në operacionin e koduar “Fast”.

Ata u ndaluan dhe arrestuan gjatë një ndërhyrje të forcave Shqiponja dhe Operacionales në një lokal të Bradashseshit pas informacioneve se aty kishte persona që mbanin armë pa leje.

Me 14 të arrestuarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe sipërmarrës.  

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të Taulant Zykollarit i cili gjithashtu u arrestua bashkë me të birin 17 vjeçar, u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesa  u gjetën elektroshot, 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues , thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete .

Të arrestuarit e tjerë janë : Ergys Tusha, Hanson Mullahi, Ervin Cani, Stefan Memeli, Akil Kertusha, Maksim Suçi, Egi Caushi, Blerim Heta, Jugers Mullahi, Arjan Doda, Enderi Doda.

Ndër 7 akuzat e ngritura nga Prokuroria në Elbasan mbi të arrestuarit rëndon edhe ajo e “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” pas rezistencës së bërë gjatë ndërhyrjes në lokal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›