E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë një 56-vjeçar në lumin Mat, është nga Tirana

Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës në lumin Mat, në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:00 është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›