E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pa shenja jete 63 vjeçarja në Shkodër

Një 63 vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë të premte në banesën e marrë me qira në lagjen “Gjuhadol”, Shkodër.

Dyshohet se shtetasja amerikane ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›