E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e grupit të Suel Çelës, lirohet ish gjyqtarja Pajtime Fetahu, dërgohet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, ndërkohë që ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish gjyqtarja u arrestua me urdhër të SPAK, pasi emri i saj doli në dy dosje të rëndësishme. Ajo ishte përfshirë në organizatën kriminale të Çopjave, si dhe në grupin e Suel Çelës në Elbasan.

Fetahu akuzohet se ka favorizuar bandat me vendimet e saj, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›