E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, policia nis hetimet

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


Sipas tij, Policia është njoftuar rreth orës 11:20 se një person madhor është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij.

Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Me konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë Rugova.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë në vazhdim.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i vdekjes./Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›