E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trup i dekompozuar në Kolonjë, nisin hetimet

Rreth orës 15:00 të pasdites së sotme, në afërsi të stacionit elektrik në fshatin Shtikë, bashkia Kolonjë, është gjetur një trup i dekompozuar, për të cilin dyshohet se i përket një shtetasi mashkull.

Burime zyrtare bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë punën për identifikimin e viktimës, përcaktimin e shkakut të vdekjes, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e personit apo nëse ka shenja dhune në trupin e pajetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›