Gjenocidi serb në Srebrenicë, boshnjakët myslimanë u vranë nën garancitë e ndërkombëtarëve

Në pranverën e vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shpalli Srebrenicën një “zonë të sigurt, ku forcat e serbëve të ish-Jugosllavisë nuk do të mund të sulmonin e vrisnin qytetarë të etnive të tjera. Trupat holandeze nën komandën e OKB u vendosën atje për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Por, megjithatë trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç pushtuan zonën nën monitorimin e OKB-së.
Më 11 korrik të vitit 1995 forcat serbe pushtuan zonën, duke vrarë 2 mijë burra dhe djem. Rreth 15 mijë banorë të Srebrenicës ikën në malet përreth, por trupat serbe i ndoqën dhe vranë 6 mijë banorë të tjerë. Trupat e viktimave u gjetën në 570 zona në të gjithë vendin. 29 vite më pas, nga më shumë se tetë mijë muslimanët që u masakruan dhe trupat e tyre u hodhën nëpër varreza masive nga forcat serbe, , ajo që ka mbetur nga ta janë rreth 7000 mijë varre, ndërsa familjet e 1200 të tjerëve ende nuk kanë një vend ku t’i qajnë.
Masakra e Sbrenicës ka hyrë në histori si masakra më e rëndë dhe më e tmerrshme në Europë që nga lufta e dytë botërore dhe është kthyer në simbol të spastrimit etnik. Në vitin 2007 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e konsideroi krimin e tmerrshëm në Srebrenicë si gjenocid. Ajo konstatoi se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. Për gjenocidin e kryer, deri më tani janë më shumë se 50 persona me rreth 700 vite burg.
Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç. Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ato më së shpeshti “u bëjnë thirrje” shteteve anëtare që të veprojnë. ndërkohë ky kalvar procesesh përfundoi të enjten e 23 majit, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që e shpalli 11korrikun si ditën e përkujtimit të
/RTSH/