E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjeorgji/ Kryetari i Komisionit Zgjedhor lyhet me bojë nga zyrtari opozitar

Kreu i komisionit zgjedhor të Gjeorgjisë, Giorgi Kalandarishvili, u lye me bojë të zezë nga David Kirtadze, një zyrtar i partisë opozitare.

Kalandarishvili nënshkroi një protokoll që thoshte se partia pro-ruse Ëndrra Gjeorgjiane kishte fituar një mandat tjetër, i cili ka shkaktuar protesta disaditore në kryeqytetin Tbilisi.

Presidentja pro-perëndimore, Salome Zourabichvili, e përshkroi votimin si të paligjshëm, duke akuzuar Rusinë për ndërhyrje./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›