E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” gati për vitin e ri shkollor, Rama: Kushte optimale për 640 nxënës e mësues

Rilind gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat. Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjimnazi do jetë gati për vitin e ri shkollor dhe do të mirëpresë 640 nxënës e mësues.

Po ashtu, një hapësirë e re komunitare do i shtohet Beratit.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shembëlltyrë të prekshme të ambicies sonë për Shqipërinë që duam, gjimnazin e rilindur “Babë Dudë Karbunara” në Berat, i cili është gati për vitin e ri shkollor me kushte optimale për 640 nxënësit dhe mësuesit, si edhe si një hapësirë e re komunitare që i shtohet qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›