Në kërkim për trafik droge dhe prostitucion në Itali, arrestohet në Fier 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin e tij në Itali ku është dënuar me 9 vite burg për vepra të ndryshme penale.
Altin Stopani alias Erion Veliu ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, ndërsa lokalizimi i tij është bërë në Fier gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 14”.
Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.
/rtsh.al/