E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët përgatiten për Festivalin e Shkencës, Rama: Hap i ri që ushqen pasionin për kërkimin dhe inovacionin

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Nxënës të shkollave të mesme publike në të gjithë vendin janë të angazhuar intensivisht në përgatitjet për pjesëmarrjen në edicionin e parë të Festivalit të Shkencës për gjimnazistë.

Ky aktivitet do të vendosë në garë potencialin e nxënësve të shkollave të mesme në nivel kombëtar në fushat e teknologjisë, shkencës dhe inovacionit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau disa foto nga gjimnazistë, të cilët sipas tij “me energjinë e bukur të kreativitetit të nxënësve që po bëhen gati për Festivalin e parë të Shkencës në gjimnazet tona, një hap i ri që ushqen pasionin për dijen, kërkimin dhe inovacionin”.

Puna për organizimin e festivalit ka nisur që në muajin nëntor nga Ministria e Arsimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Kurikulave dhe ka si qëllim evidentimin e të talentuarve të shkollave të mesme publike në vend.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›