E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastër – Investimet në pasuri të paluajtshme, vendas dhe të huaj të nxitur nga zonat me histori

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vazhdojnë të jenë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Për vitin 2024, sipas ekspertëve të ekonomisë këto investime zënë rreth 24% të vlerës totale të investimeve të huaja në vend, duke treguar një interes të lartë për tregun e pronave.

Sipas  pedagoges së ekonomisë Antoneta Polo shumica e investimeve në pasuri të paluajtshme kryhen në zonat bregdetare, ku vlera e tyre është më e lartë. Kjo tregon një tendencë të investitorëve për të zgjedhur destinacione me potencial të madh turistik dhe zhvillim ekonomik.

“Për vitin 2024 zuri rreth 24% të vlerës totale të investimeve të huaja në Shqipëri. Kryesisht investimet në pasuri të paluajtshme bëhen në zonën e bregdetit”, u shpreh Prof.Dr.As Polo.

Edhe në Gjirokastër, sidomos në zonën historike të qytetit, ka blerje dhe investime në banesa karakteristike. Këto investime nuk vijnë vetëm nga të huajt, por edhe nga vendasit, duke kontribuar në zhvillimin e tregut lokal dhe rikthimin e vlerës historike dhe arkitekturore të qytetit.

“Ka blerje të objekteve karakteristike gjirokastrite nga të huaj [por edhe nga vendas dhe ky është një trend pozitiv që shkon në rritje”, tha ajo.

Blerjet dhe investimet në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në zonat historike dhe turistike, tregojnë se Shqipëria po tërheq interes të madh si për investitorët e huaj, ashtu edhe për vendasit. Ky trend pritet të vazhdojë, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe forcim të tregut të pronave.

Gazetare B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›