E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Nën hetim 5 persona, 30‑vjeçarja dyshohet se u mor me forcë dhe u dhunua nga xhaxhai e vëllai pas konfliktit në familje

Pesë persona, me lidhje familjare, janë vënë nën hetim në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë dhunuar një 30-vjeçare.

Sipas policisë, pas një konflikti familjar, 30-vjeçarja është marrë me forcë dhe është futur në një automjet nga xhaxhai, 53-vjeçari me inicialet S.A., i vëllai, 34-vjeçari me inicialet A. A. dhe një 51-vjeçar me inicialet E.M., të tre banues në Tiranë. Dyshohet se 30-vjeçarja është dërguar në banesën e xhaxhait të saj ku është dhunuar nga ky i fundit dhe nga i vëllai.

Po ashtu po hetohet edhe personi me inicialet L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›