E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster arrestohen4 shperndares droge

Gjate nje operacioni te policise se Gjirokastres te koduar Shperndaresi eshte arritur te vihen ne pranga 4 persona dhe te sekuestrohet nje sasi droge prej 5.5 kg.

Nga kontrolli i ushtruar ne lagjen Grihot te qytetit te Gjirokastres ne nje dhome ku banonin me qera Bernard Cunaj nga Vlora Vladimir Rabushja nga Cerriku qe te dy 18 vjec dhe Saimir Metani po nga Cerriku 19 vjec u gjet rreth 4 kg e 200 grame marijuane. Nje tjeter kontroll u zhvillua ne lagjen Kodra e Shtyfit ku ne nje banese private te pershtatur si hotel ne dhomen ku qendronte me 23 vjecari Klodian Sinandemaj nga Cerriku i njohur me nofken Pulla ne nje cante sportive poshte krevatit ku flinte u gjet gjithsej rreth 1 kilograme e 300 grame marjuane.

Operacioni eshte realizuar gjate mbremjes se djeshme ku pas disa informacioneve te marra se disa shtetas nga Cerriku dhe nje tjeter nga Vlora kishin blere ne fshatin Lazarat sasi te konsiderueshme lende narkotike dhe po pergatiteshin per ta transportuar ne drejtim te Cerrikut dhe Elbasanit me qellim shperndarjen ne sasira te vogla ne ambiente shkollash dhe lokale nate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›