E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasho Jorgaqi te Rilindasi Rizashkencetari mes fleterrufeve

Duke qene njeri me karakter te palekundur Selman Riza mbahej fort pas parimeve dhe duke qene se ato i konsideronte te shenjta i mbronte me tere arsenalin moral e intelektual. Prej kendej buronte fryma polemizuese dhe shpirti kritik gje qe e kthente here pas here biseden ne nje oponence te ndersjelle. Ne kete rol une do te vihesha sa here qe atij i lindnin probleme apo kishte shqetesime nga fusha ku punonte apo kur dhe une i kerkoja opinion per ceshtje te ndryshme.

Atehere ndodhte ajo qe te perballesha me mendimet e tij te cilat jo rralle qene aq origjinale befasuese e te guximshme por dhe te diskutueshme sa hutohesha dhe perpiqesha te gjeja nje pozicion te pranueshem. Nuk ishte per tu cuditur qe mendimet e tij te pavarura gjate bisedave qe shpesh ai i kthente ne diskutime te dilnin jashte kornizave ideologjike te kohes dhe ti kunderviheshin Bibles e sistemit.

Njehere duke folur per pikepamjet e Stalinit ne gjuhesi qe udheheqesi komunist i kishte shfaqur vite te shkuara dhe qe propaganda i kish bere aq jehone profesori me tha prerazi se ato nuk qendrojne shkencerisht dhe shtoi se po te hyje politika ne shkence shkenca pushon si e tille. Ishte hera e pare qe me fliste kesisoj ndaj une duke kuptuar se kjo qe nje ceshtje me zarar e permbajta veten dhe heshta. Ai sapo vuri re qendrimin tim e keputi fjalen ne mes dhe nuk e ngau me tej biseden.

Por burimet arkivore te sherbimeve te fshehta te zbuluara kohet e fundit sjellin mendime te tij qe ka shprehur lidhur me raportet e shkences me politiken kur thote se Ne nuk kemi shkencejemi akoma ne primitivizem sepse gjuhetaret tane duan te merren me politike me marksizem e jo. Vazhdon ne suplementin Rilindasi te Shqiptarja.com ne shitje sot

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›