E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastra çel herët sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

Gjirokastra ka nisur më herët se zakonisht sezonin turistik, duke shënuar një fillim premtues për vitin. Kryeministri Edi Rama ndau një mesazh nga “qyteti i gurtë”, ku theksoi se vizitorë nga e gjithë bota kanë filluar ta frekuentojnë qytetin para kulmit tradicional të verës.

Sipas tij, fluksi i hershëm i turistëve paralajmëron një tjetër rekord për turizmin, me ndikim pozitiv jo vetëm në numrin e vizitorëve, por edhe në gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale – nga bujtinat dhe hotelet, te restorantet, artizanati dhe shërbimet turistike.

“Mirëmëngjes dhe me rrezet e diellit mbi sokakët e Gjirokastrës, ku vizitorët nga e gjithë bota kanë nisur ta gjallërojnë më herët se çdo vit, duke premtuar një tjetër rekord për turizmin dhe gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale në qytetin e gurtë, me mikpritjen e ngrohtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Turizmi në Gjirokastër mbetet ndër sektorët më dinamikë, me rritje të qëndrueshme të vizitorëve ndërkombëtarë dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës. I njohur për arkitekturën karakteristike me gurë, kalanë madhështore dhe trashëgiminë kulturore, qyteti është një pikë kyçe për ata që kërkojnë histori, kulturë dhe përvojë autentike shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›