E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, në Shkodër po punohet përreth Rektoratit të Universitetit

Ndërmarrja e shërbimeve publike dhe policia bashkiake kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë, ndërhyrja është përqendruar në ambientet përreth Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku u realizua pastrimi dhe sistemim i zonës përreth godinës.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes së shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër Altin Salhi, kjo ndërhyrje është në vazhdën e punës që po bëhet në çdo rrugë të qytetit.

“Në të gjitha lagjet e Shkodrës po punohet, po bëhet lirimi i hapësirave publike”, tha Salhi.

Ndërhyrje të tilla do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në kuadër të planit për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›